MAGAZINË /

Ndodh për herë të parë, Big Basta lë Fermën Vip dhe shkon për të votuar, mesazhi i këngëtarit

Shkruar nga Versus
Ndodh për herë të parë, Big Basta lë Fermën Vip
Big Basta duke votuar

Një ngjarje e veçantë ndodh për herë të parë në Shqipëri.

Reperi Big Basta ka lënë për pak çaste ambientet e “Ferma VIP” për t'u drejtuar në shkollën "Fan Noli" në Tiranë dhe për të shprehur vullnetin e tij si votues.

Kjo ngjarje është transmetuar LIVE nga produksioni i "Ferma VIP".

Pas votimit, Big Basta ka dhënë një mesazh për qytetarët dhe fansat e tij, duke i ftuar të gjithëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

"Emocionet janë mikse. Mendoj që e prisja që do të votja, pavarësisht se jemi pjesë e Ferma VIP. Ndihem i plotësuar. Uroj që kushdo që të votojë të bëjë maksimumin për Shqipërinë dhe shqiptarët", tha Big Basta pas votimit./Versus.al

Poll