MAGAZINË /

Në një lidhje me konkurrentin e emisionit?! Flet për herë të parë Loredana Brati

Shkruar nga Versus

Në një lidhje me konkurrentin e emisionit?! Flet për herë

Ish-banorja e Big Brother VIP4, Loredana Brati së fundmi ishte angazhuar në emisionin ‘Përputhen” në rolin e Kupidit, ndërsa menjëherë pati zëra se ajo ishte larguar nga emisioni për shkak të shkeljes së rregullave.

E ftuar në emisionin “Live from Tirana”, Loredana hodhi poshtë aludimet sipas të cilave ajo ishte larguar nga emisioni për shkak se ishte në lidhje me një prej konkurrentëve.

“U mërzita kur pashë ato lajme, por do kalojë,” tha ajo.

Loredana mohoi gjithashtu çdo lidhje romantike me konkurrentin, duke sqaruar se fotografia që u publikua ishte thjesht një rastësi. “Kam qenë në Dhërmi me shoqërinë dhe ky person punon në restorantin ku po drekoja. U ulëm për pak bashkë në tavolinë, dhe më pas u bë foto,” tha ajo.

Teksa nuk zbuloi arsye konkrete, Loredana tha se shkak për largimin e saj janë bërë gjëra të tjera. Versus.al

Poll