MAGAZINË /

Në prag të ndeshjes me Italinë, Gjimshiti: S'kemi pse t'i mbivlerësojmë, ua njohim lojën

Sipas Gjimshitit, mund të jetë avantazh për Shqipërinë njohja e kampionatit italian.

Shkruar nga Versus
Në prag të ndeshjes me Italinë, Gjimshiti: S'kemi pse
Berat Gjimshiti

Kapiteni i ekipit kombëtar, Berat Gjimshiti ka dhënë një intervistë për “Gazetta dello Sport” në Itali ku ka folur në prag të ndeshjes me kombëtaren italiane në “Euro 2024”.

Ai e cilësoi Italinë si favorite për ndeshjen e të shtunës duke e cilësuar si tepër të lartë potencialin e futbollistëve të cilët para tre vitesh u shpallën kampiona Europe.

Por ai u shpreh se kuqezinjtë nuk kanë pse ta mbivlerësojnë Italinë duke qenë se shumë prej tyre luajnë në Serie A dhe e njohin mënyrën e lojës së italianëve.

“Kur luan kundër një kombëtareje si Italia nuk është se ke shumë avantazhe në favor, por kur e njeh kundërshtarin të shërben shumë për mënyrën si përballesh në fushë. Nëse nisemi mirë kundër Italisë, atëherë do të fitonim besim edhe për ndeshjet e radhës, do të mund t’i menaxhonim më mirë ato.

Italia sigurisht që është favoritja të shtunën, unë e di sepse e njoh potencialin e atyre që para tre vitesh u shpallën Kampionë të Europës. Edhe pse pas vitit 2021, Italia ka pasur ulje dhe ngritje. Janë një kundërshar që duhet t’i respektojmë, por jo t’i mbivlerësojmë”- tha Gjimshiti.

Më 15 qershor në orën 21:00 në "Iduna Park" të Dortmundit luhet Shqipëri - Itali në Grupin B të Europianit 2024, me tanët që kanë kundërshtar edhe Kroacinë e Spanjën. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: