MAGAZINË /

Nexho Shabani, legjendë edhe në reanimacion: Ja batuta epike që sfidon dhimbjet e aksidentit

Nexho Shabani njihet në Shkodër si një përsonazh sa urban aq dhe artistik, që e ka gati 24/7 gjithmonë një barcaletë a një batutë, më herët ai ka provuar edhe skenën e teatrit "Migjeni" në komedi e skeçe. Por, fatkeqësisht 1 javë më parë ai u bë viktimë e një aksidenti të rëndë, pasi u përplas nga një automjet në lëvizje. 

Shkruar nga Versus

Nexho Shabani, legjendë edhe në reanimacion: Ja batuta epike që

Edhe në reanimacion, Nexho Shabani mbetet ai që ka qenë gjithmonë: një shpirt i madh, me humor të pashtershëm dhe zemër të fortë. Një shënim i ndjerë i Ismet Drishtit në rrjetet sociale ka prekur shumëkënd, duke treguar një moment të vogël, por kuptimplotë, nga vizita e tij në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Nexho Shabani njihet në Shkodër si një përsonazh sa urban aq dhe artistik, që e ka gati 24/7 gjithmonë një barcaletë a një batutë, më herët ai ka provuar edhe skenën e teatrit "Migjeni" në komedi e skeçe. Por, fatkeqësisht 1 javë më parë ai u bë viktimë e një aksidenti të rëndë, pasi u përplas nga një automjet në lëvizje. 

Drishti rrëfen se shkoi këtë të dielë ta vizitonte në reanimacionin e Spitali Rajonal të Shkodrës, aty ku Nexho Shabani, ndodhet i shtruar pas aksidentit automobilistik.

"Pasi Nexho përfundon ritualin hyjnor të ngrënies, vjen pyetja e natyrshme:

“Hë Nexho, si je, si ndjehesh?”

Përgjigjja vjen siç vetëm ai di ta japë:

“Shko e pyet makinën…”

Nexho Shabani, legjendë edhe në reanimacion: Ja batuta epike që

Një batutë e thjeshtë, por që thotë shumë. Edhe mes dhimbjes dhe lodhjes, Nexho nuk e lëshon humorin, duke e kthyer një moment të rëndë në një çast buzëqeshjeje.

“Kjo është Shkodra,” shkruan Ismet Drishti, “të qeshësh edhe në dhimbje.”

Nexho Shabani nuk është thjesht një emër i njohur, por një figurë që përfaqëson shpirtin qytetar, forcën njerëzore dhe optimizmin shkodran, edhe kur jeta vendos përballë prova të vështira. Një 'legjendë' e gjallë, që edhe në reanimacion, na kujton se humori është mënyra më fisnike për të sfiduar dhimbjen.

Poll