MAGAZINË /

Nga tapeti i kuq te altari sekret? Dua Lipa e Callum Turner "ndajnë” ditën e dasmës përrallore. Zbuloni kur e ku...

Palermo përflitet si destinacioni i zgjedhur për një festë luksoze 3-ditore në shtator, me të ftuar VIP dhe organizim madhështor

Shkruar nga Versus

Nga tapeti i kuq te altari sekret? Dua Lipa e Callum Turner

Romanca që nisi nën dritat e Met Gala po shkon drejt një kapitulli të ri spektakolar.

Dua Lipa dhe Callum Turner janë gati të thonë “po”, dhe gjithçka duket se do të ndodhë larg syrit të publikut… por në një nga qytetet më romantike të Italisë.

Sipas mediave italiane, çifti ka zgjedhur Palermo si skenën e dashurisë së tyre, duke planifikuar një dasmë që pritet të zgjasë tre ditë, nga 5 deri më 7 shtator 2026.

Dhe nuk bëhet fjalë për një ceremoni të zakonshme, burime pranë organizimit flasin për një event që mund të “pushtojë” qytetin.

Nga tapeti i kuq te altari sekret? Dua Lipa e Callum Turner

Thuhet se vetë Dua po merret personalisht me detajet, duke rezervuar një kat të tërë në hotelin luksoz Villa Igiea për miqtë dhe familjarët. Lista e të ftuarve? Një paradë yjesh: Elton John, Donatella Versace dhe Mark Ronson janë vetëm disa nga emrat që përfliten.

Historia e tyre e dashurisë ka qenë po aq filmike sa edhe karrierat që ndjekin. Edhe pse lidhja u bë publike në maj 2025 në Met Gala, raportimet për romancën e tyre kishin nisur që në fillim të 2024-ës. Që atëherë, çdo dalje e tyre është kthyer në lajm, nga shëtitjet në Los Angeles te arratisjet romantike në Itali.

Fillimisht u përfol për një ceremoni në Liqenin e Komos, por duket se çifti ndryshoi planet, duke zgjedhur magjinë mesdhetare të Palermos, pikërisht vendin ku u panë verën e kaluar, si një çift i zakonshëm turistësh.

Tani, gjithçka është gati për një dasmë që premton të jetë një nga eventet më të përfolura të showbiz-it në 2026. Dhe nëse ka një gjë të sigurt: Dua Lipa nuk bën kurrë gjëra “normale”. /VERSUS 

Poll