MAGAZINË /

Nis nata e parë e Eurovision! 'Shkodra Elektronike' performon e 12-ta

Shqipëria përfaqësohet nga “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, e cila do të interpretohet e 12-ta në renditje gjatë natës së sotme.

Shkruar nga Versus

 

Nis nata e parë e Eurovision! 'Shkodra Elektronike' performon e

Ka nisur nata e parë gjysmëfinale e Eurovision Song Contest 2025, që këtë vit mbahet në Bazel të Zvicrës, në edicionin e tij të 69-të.

Në këtë mbrëmje do të ngjiten në skenë 15 shtete konkurrente, por vetëm 10 prej tyre do të sigurojnë një biletë për në finalen e madhe të së shtunës, më 17 maj, ku do të shpallet fituesi i këtij viti.

Shqipëria përfaqësohet nga “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, e cila do të interpretohet e 12-ta në renditje gjatë natës së sotme.

Ndërkohë, Zvicra (vendi organizator), si dhe Spanja, Italia, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar — të njohura si “Pesë të Mëdhenjtë” — janë tashmë të kualifikuara automatikisht për finalen. Megjithatë, Spanja, Italia dhe Zvicra do të prezantojnë këngët e tyre sonte dhe do të kenë të drejtë vote në këtë gjysmëfinale.

Fansat shqiptarë shpresojnë në një performancë elektrizuese dhe kualifikim të suksesshëm për në natën finale. /Versus.al/

Poll