MAGAZINË /

"Një derë që ndryshoi jeten time..." Mesazhi i ndjerë i Luiz Ejllit për babin e Kiarën

Në këtë postim prekës, Luiz ka folur hapur për mangësinë e babait të tij, i cili u nda nga jeta pesë vite më parë.

Shkruar nga Versus

"Një derë që ndryshoi jeten time..." Mesazhi i

Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, ka ndarë sot me ndjekësit e tij një mesazh të thellë dhe emocional në prag të Krishtlindjes.

Në këtë postim prekës, Luiz ka folur hapur për mangësinë e babait të tij, i cili u nda nga jeta pesë vite më parë. “Mungesa e tij s’plaket kurrë,” shkruan ai, duke shtuar se çdo dritë e Krishtlindjes e gjen të ndjehet pranë kujtimeve dhe zërit të të atit.

"Një derë që ndryshoi jeten time..." Mesazhi i

Por mes dhimbjes, ka edhe dritë: Luiz ka kujtuar takimin me Kiara Titon, një takim që e shpëtoi nga heshtja e një momenti të vështirë dhe që i riktheu besimin në dashuri. Vëmendja e tij më e madhe mbetet për vajzën e tyre, Lunen, të cilën e përshkruan si dritën e vogël që mposhti çdo dhimbje, simbol i shpresës dhe lumturisë që kurrë nuk shuhet.

Ai ka reflektuar edhe mbi rrugëtimin e tij në Big Brother VIP, një përvojë që i ndryshoi jetën, e rriti dhe e rindërtoi nga rrënjët, duke i dhënë mundësinë të kuptojë më mirë veten dhe botën rreth tij.

Në mbyllje të mesazhit, Luiz shpreh se kjo natë është e mbushur me lot, dashuri dhe falënderim, duke uruar të gjithë ndjekësit: ata që festojnë dhe ata që jetojnë përgjithmonë vetëm në zemrat e njerëzve të tyre. / VERSUS 

Poll