
Dy javë pas ceremonisë së martesës me aktorin Callum Turner në Siçili, Dua Lipa ka ndarë për herë të parë fotografitë zyrtare nga dita e saj e madhe, duke zbuluar edhe fustanin e shumëpërfolur të nusërisë.
Këngëtarja u shfaq me një fustan ekskluziv Chanel Haute Couture, të krijuar posaçërisht për të nga Matthieu Blazy. Veshja luksoze u realizua me qindra rruaza të qepura me dorë, mijëra pupla dekorative dhe një vello të gjatë, duke kërkuar një punë artizanale prej më shumë se një mijë orësh.
Përveç fustanit kryesor të dasmës, Dua Lipa zgjodhi edhe veshje të tjera të personalizuara gjatë festimeve, duke kombinuar elegancën klasike me trendet moderne të modës së lartë. Fotografitë e publikuara kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe admiruesve të saj në mbarë botën./Versus.al

