
Më 26 nëntor, një lajm i trishtë shokoi botën e artit shqiptar pasi u mor vesh ndarja e papritur nga jeta e këngëtarit të mirënjohur, Shpat Kasapi. Pas një muaji të plotë nga tragjedia e ndodhur, bashkëshortja e tij Selvije Jao ka ndarë me ndjekësit e saj një dedikim prekës duke nderuar kujtimin e njeriut të saj të dashur.
Në një postim të publikuar në Instagram Story, Selvija ka shpërndarë një video bardhë e zi të Shpatit dhe djalit të tyre të vogël, Roelit. Këto pamje, të papublikuara më parë, tregojnë një moment të ngrohtë dhe intime mes Shpatit dhe djalit, ku ata buzëqeshin së bashku, duke treguar lidhjen e ngushtë e të dashur që ata kishin si familje.
Videon, Selvija e ka shoqëruar me një mbishkrim të thjeshtë, por të ngarkuar me emocion: “1 muaj pa ty.” Versus.al

