Ka kaluar një vit që kur ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, bëri bujë në opinionin publik me pamjet e saj në një televizion amerikan.
Gjatë asaj interviste, ajo u prezantua me emrin ‘Nolfe’ dhe tregoi betejën e përditshme për mbijetesë në rrugë, një histori që preku zemrat e shqiptarëve kudo.
Viti 2025 solli ndryshime pozitive për Simakun: ajo u ribashkua me djalin e saj, Lukën, dhe gjeti strehim në Manhattan falë një biznesmeni kosovar.
Megjithatë, pasiguria për jetesën e përditshme dhe kthimin në një jetë normale mbeti prezente. Për ta parandaluar këtë, miku i saj, Elton Ilirjani, bëri një premtim të fuqishëm në rrjetet sociale:
“Të kam shumë xhan! Ti nuk do jesh kurrë në rrugë apo në problem! Sepse zotohem që çdo gjë do financohet nga unë personalisht! Qera shtëpie, jetesa jote e përditshme dhe çdo gjë që do të duhet.”
Ai shtoi:
“Nuk kemi më nevojë për asgjë.”
Me këtë zotim të Ilirjanit, Simaku është e sigurt se nuk do të përballet më me atë që përjetoi më parë, edhe pse shqiptarët treguan gatishmëri dhe mobilizim për ta ndihmuar.

