MAGAZINË /

"Një zë burri më foli dhe më dha mesazhin që më ndryshoi jetën", rrëfimi i pazakontë i aktorit legjend

Anthony Hopkins rrëfen momentin që e bëri të ndalonte alkoolin përgjithmonë

Shkruar nga Versus

"Një zë burri më foli dhe më dha mesazhin që

Anthony Hopkins, ylli i filmit 'Heshtja e Qengjave', 87-vjeçar, ka zbuluar një moment të rrallë ndërgjegjësimi që e detyroi të braktiste alkoolin, pas dekadash varësie. Hopkins, i cili feston sivjet në dhjetor 50-vjetorin e tij pa alkool, tregon se gjithçka ndodhi një natë në Kaliforni, teksa po ngiste makinën i dehur dhe pa kuptuar drejtimin.

“Isha i dehur dhe po ngisja makinën këtu në Kaliforni, pa asnjë ide se ku po shkoja, kur papritur kuptova se mund të kisha vrarë dikë, apo edhe veten time, gjë për të cilën s’më interesonte shumë,” rrëfen ai në podcastin The Interview të The New York Times.
“Në atë moment u vetëdijesova dhe i thashë një ish-agjenti tim në një festë në Beverly Hills: ‘Më duhet ndihmë.’”

"Një zë burri më foli dhe më dha mesazhin që
Hopkins kujton se pas këtij momenti përjetoi një ndjesi të frikshme, kur dëgjoi një “zë mashkullor, të arsyeshëm, si nga radioja” brenda vetes, që i foli në një mënyrë që ndryshoi gjithçka.

“Ishte ora 11 e saktë, pashë orën. Dhe ja pjesa e frikshme: një zë i brendshëm më tha: ‘Mbaroi. Tani mund të fillosh të jetosh. Gjithçka ka pasur një qëllim, prandaj mos harro asnjë moment të saj,’” tha ai.
“Që nga ajo ditë, dëshira për të pirë më iku. Nuk kam teori, përveçse mendoj se ishte diçka hyjnore, një forcë që e kemi të gjithë brenda nesh, vetëdija, forca e jetës.”
Aktori fitues i Oscar-it rrëfen se fëmijëria e vetmuar dhe bullizmi e kishin shtyrë drejt alkoolit, për të “mbytur dhimbjen dhe pasigurinë”.

“Alkooli të bën të ndihesh ndryshe menjëherë. Në atë kohë, aktorë si Peter O’Toole e Richard Burton pinin shumë dhe mendoja se ishte mënyra për të qenë rebel, për të festuar jetën. Por në prapaskenë e dija: kjo do të të vrasë,” tregon Hopkins.
Sot, ai ndien vetëm mirënjohje që është ende gjallë dhe mund të shijojë jetën çdo ditë:

“Të gjithë ata që pija dikur janë larguar... Por unë, afër moshës 88 vjeç, zgjohem çdo mëngjes dhe them: ‘Jam ende këtu. Si?’ Nuk e di. Por çfarëdo që më mban gjallë, faleminderit shumë. Shumë mirënjohës jam.”
Hopkins nuk ka vetëm një histori të famshme në ekran, por edhe një rrëfim njerëzor që tregon forcën e vetëdijes dhe fuqinë e ndryshimit, një mesazh që mund të frymëzojë të gjithë.

Poll