MAGAZINË /

VIDEO / Çifti nuk fshihet më... Katy Perry feston 41-vjetorin me Justin Trudeau, romanca që po bën bujë

Dyshja, e cila u përfol për herë të parë gjatë verës pas ndarjes së Perry nga Orlando Bloom, ka tërhequr vëmendje edhe më parë me daljet publike, përfshirë një moment romantik në një jaht pranë Santa Barbarës muajin e kaluar.

Shkruar nga Versus

VIDEO / Çifti nuk fshihet më... Katy Perry feston 41-vjetorin me

Katy Perry ka festuar ditëlindjen e saj të 41-të në “Crazy Horse Paris” të shtunën mbrëma, në shoqërinë e ish-kryeministrit kanadez, Justin Trudeau. Çifti u shfaq dorë për dore, buzëqeshur, ndërsa Perry shkëlqente me një fustan të kuq të ndezur dhe Trudeau zgjodhi një look total black.

Dyshja, e cila u përfol për herë të parë gjatë verës pas ndarjes së Perry nga Orlando Bloom, ka tërhequr vëmendje edhe më parë me daljet publike, përfshirë një moment romantik në një jaht pranë Santa Barbarës muajin e kaluar.

Burime për People tregojnë se romanca mes tyre “po zhvillohet ngadalë, por me shumë kimi dhe respekt të ndërsjellë”. Të dy janë idealistë, me interesa të përbashkëta dhe i pëlqen të diskutojnë tema serioze – por gjithmonë me një dozë romantike.

“Justin mendon se ajo është fantastike,” shton burimi. “Lidhja e tyre ka evoluar natyrshëm, duke kombinuar miqësinë, intelektin dhe romancën.”

Të dy kanë fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme – Katy është nënë e vajzës pesëvjeçare, Daisy, ndërsa Trudeau ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Sophie Grégoire. Megjithatë, burimet theksojnë se ata janë të gatshëm të gjejnë mënyra për ta bërë lidhjen të funksionojë, pavarësisht angazhimeve familjare.

Poll