Live Updates /

Albini nuk arrin të krijojë qeverinë "Kurti 3", tashmë "topi" kalon te Presidentja Osmani

Kuvendi i Kosovës nuk ka zgjedhur Qeverinë e re të propozuar nga Albin Kurti. Propozimi për qeverinë “Kurti 3” mori vetëm 56 vota pro, ndërsa 52 deputetë votuan kundër dhe 4 abstenuan. * Kryeparlamentari Dimal Basha ka bërë të ditur se pas këtij votimi, përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani, e cila pritet të mbledhë liderët e partive për të konstatuar nëse ekziston ndonjë shumicë parlamentare, ose nëse vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. * Gjatë prezantimit të programit të qeverisë, mandatari Albin Kurti tha se nuk ka arritur të sigurojë një marrëveshje për bashkëqeverisje me asnjë parti tjetër dhe u bëri thirrje partive që të mbështesin qeverinë për të “vazhduar qeverisjen e mirë”. Ai gjithashtu prezantoi emrat e 20 ministrave me të cilët synonte të siguronte shumicën parlamentare. * Pas këtyre zhvillimeve, vendi hyn në një periudhë pasigurie, ndërsa presidentja Osmani do të vendosë hapat e mëtejshëm për formimin e qeverisë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Kuvendi i Kosovës nuk ka zgjedhur Qeverinë e re të propozuar nga Albin Kurti. Propozimi për qeverinë “Kurti 3” mori vetëm 56 vota pro, ndërsa 52 deputetë votuan kundër dhe 4 abstenuan. * Kryeparlamentari Dimal Basha ka bërë të ditur se pas këtij votimi, përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani, e cila pritet të mbledhë liderët e partive për të konstatuar nëse ekziston ndonjë shumicë parlamentare, ose nëse vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. * Gjatë prezantimit të programit të qeverisë, mandatari Albin Kurti tha se nuk ka arritur të sigurojë një marrëveshje për bashkëqeverisje me asnjë parti tjetër dhe u bëri thirrje partive që të mbështesin qeverinë për të “vazhduar qeverisjen e mirë”. Ai gjithashtu prezantoi emrat e 20 ministrave me të cilët synonte të siguronte shumicën parlamentare. * Pas këtyre zhvillimeve, vendi hyn në një periudhë pasigurie, ndërsa presidentja Osmani do të vendosë hapat e mëtejshëm për formimin e qeverisë.

8 Postime
1 ORE ME PARE

Dështimi i “Qeverisë Kurti 3”: Presidentja Osmani thërret partitë për konsultime

Albini nuk arrin të krijojë qeverinë "Kurti 3",

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re, duke e futur Kosovën në një fazë të re të procesit politik dhe institucional.

Në seancën e sotme të Kuvendit, kabineti i propozuar “Kurti 3” mori vetëm 56 vota pro, ndërsa 52 deputetë votuan kundër dhe 4 abstenuan, duke e bërë të pamundur miratimin e qeverisë së re.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, pas këtij dështimi, procesi kalon në duart e presidentes Vjosa Osmani, e cila pritet të nisë konsultimet me partitë politike për hapat e mëtejshëm.

“Presidentja Osmani do t’i ftojë partitë politike për konsultime gjithsesi brenda afatit kushtetues dhe në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese,” deklaroi për RTK-në këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina.

Në vijim, Osmani pritet të vendosë nëse do të mandatojë një kandidat të dytë për formimin e qeverisë apo nëse vendi do të drejtohet drejt zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, në rast se nuk arrihet shumica e nevojshme parlamentare.

2 ORE ME PARE

Kriza institucionale në Kosovë pas dështimit të Albin Kurtit: Çfarë pritet të ndodhë?

Albini nuk arrin të krijojë qeverinë "Kurti 3",

Sot, pas dështimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të marrë shumicën e nevojshme në Kuvend për formimin e qeverisë së re, Kosova përballet me një krizë të re institucionale. Kjo situatë rihapi diskutimin për skenarët e mundshëm të zhvillimeve politike në vend, përfshirë mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

1. Mandatimi i një kandidati të dytë për kryeministër
Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse qeveria e propozuar nuk arrin shumicën parlamentare, presidentja e vendit duhet të emërojë një mandatar të dytë. Ky kandidat do të ketë 15 ditë kohë për të propozuar përbërjen e qeverisë së re në Kuvend.

Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se, pavarësisht bisedave për zgjedhje të reja, ajo do të tentojë së pari të konsultohet me partitë politike për të gjetur një shumicë të mundshme.

“Është ende herët të flasim për zgjedhjet e jashtëzakonshme, por kjo mbetet një alternativë nëse nuk krijohet shumica parlamentare,” tha Osmani në një intervistë për DW.


2. Dështimi i mandatit të dytë dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme
Nëse edhe i mandatuari i dytë nuk arrin të sigurojë shumicën e nevojshme, presidentja është e detyruar të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Sipas Kushtetutës, këto zgjedhje duhet të mbahen brenda 40 ditëve nga data e shpalljes.

3. Alternativa politike dhe pasojat
Pas dështimit të Kurtit për të marrë votat e nevojshme, partitë politike në opozitë dhe ato në koalicion kanë nisur lëvizjet strategjike për të parë mundësinë e krijimit të shumicës. Megjithatë, tensionet dhe mosmarrëveshjet mes forcave kryesore politike e bëjnë këtë proces të ndërlikuar.

Analistët paralajmërojnë se çdo vonesë në formimin e qeverisë mund të rëndojë situatën institucionale dhe ekonomike, duke krijuar pasiguri në vend. Skenari më i mundshëm mbetet: një mandat i dytë për një kandidat për kryeministër, me mundësinë reale që nëse dështon, Kosova të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

4 ORE ME PARE

Kriza politike në Kosovë: Kurti dështon në Kuvend, opozita kritikon bllokadën

Albini nuk arrin të krijojë qeverinë "Kurti 3",

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës, pas dështimit të tij të dielën për të siguruar shumicën e votave në Kuvend. Krasniqi tha se për krizën politike fajtor janë Kurti dhe Vetëvendosje.

“Kemi pasur 9 muaj bllokadë dhe sot u vërtetua ajo që kemi thënë që nga hera e parë. Albin Kurti nuk i ka numrat – 56 vota për dhe asnjë më shumë. Koha e qeverisjes së tij ka marrë fund,” tha Krasniqi. Ai shtoi se Partia Demokratike nuk synon të formojë shumicë nga opozita.

Edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kritikoi bllokadën që ka zgjatur tetë muaj, duke aluduar në paralizimin e institucioneve. Ai komentoi për propozimet e Kurtit për kabinet qeverisës, duke theksuar se largimi i ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk është i mjaftueshëm.

“Dimal Basha nuk duhet të ketë asnjë post publik dhe ai duhet të japë dorëheqje sepse është dëm i madh për Kosovën,” tha Limaj pas seancës. Ai gjithashtu ngriti dyshime nëse Kuvendi është i konstituar, duke përmendur se ka parashtresë në Gjykatën Kushtetuese.

Limaj theksoi se Nisma ka abstenuar dhe do të qëndrojë konsistente në qëndrimin e saj, duke shtuar se kanë qenë të hapur që nga fillimi.

 

4 ORE ME PARE

Dështon votimi për qeverinë "Kurti 3", tashmë "topi" tek Vjosa Osmani për zgjedhjet e reja

Albini nuk arrin të krijojë qeverinë "Kurti 3",

Kuvendi i Kosovës nuk ka zgjedhur Qeverinë e re të propozuar nga Albin Kurti. Propozimi për qeverinë “Kurti 3” mori vetëm 56 vota pro, ndërsa 52 deputetë votuan kundër dhe 4 abstenuan.

Propozimi i mandatarit Albin Kurti për një mandat të ri katërvjecar nuk mori përkrahjen e nevojshme prej 61 votash në Kuvendin e Kosovës.

Kështu, me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 absentime, Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

Kryeparlamentari Dimal Basha ka bërë të ditur se pas këtij votimi, përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani, e cila pritet të mbledhë liderët e partive për të konstatuar nëse ekziston ndonjë shumicë parlamentare, ose nëse vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Gjatë prezantimit të programit të qeverisë, mandatari Albin Kurti tha se nuk ka arritur të sigurojë një marrëveshje për bashkëqeverisje me asnjë parti tjetër dhe u bëri thirrje partive që të mbështesin qeverinë për të “vazhduar qeverisjen e mirë”. Ai gjithashtu prezantoi emrat e 20 ministrave me të cilët synonte të siguronte shumicën parlamentare.

Pas këtyre zhvillimeve, vendi hyn në një periudhë pasigurie, ndërsa presidentja Osmani do të vendosë hapat e mëtejshëm për formimin e qeverisë ose shkuarjen sërish në zgjedhje.

 

4 ORE ME PARE

Albin Kurti: “Pa votën e deputetëve, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme dhe bllokim të institucioneve”

Albini nuk arrin të krijojë qeverinë "Kurti 3",

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka bërë një apel të fuqishëm ndaj deputetëve, duke theksuar se vendi rrezikon të përballet me zgjedhje të parakohshme dhe bllokim të institucioneve nëse qeveria e re nuk merr votën e besimit. Ai ka bërë të ditur se nuk ka arritur të sigurojë një koalicion të gjerë, pasi asnjëra nga partitë e ftuara nuk kanë pranuar të hyjnë në bashkëqeverisje.

“Asnjëra nga partitë parlamentare nuk pranoi të hyjë në koalicion, megjithëse qytetarët kanë vendosur për këtë mundësi. Po të pranoheshin ofertat tona, sot do të kishim një qeveri funksionale me numrat e nevojshëm për të përballuar edhe sfidën me Presidentin”, tha Kurti në prezantimin e tij.

Ai shtoi se votimi i sotëm nuk është thjesht formalitet politik, por një përgjegjësi shtetërore: “Pa qeveri, Republika mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, pa institucione funksionale dhe pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm. Kjo do të ndikonte në pagat e shërbyesve publikë, pensionet, shtesat për fëmijët, furnizimin me barna dhe funksionimin e organeve të sigurisë.”

Kurti theksoi edhe pasojat e mungesës së qeverisë për agjencitë shtetërore: “Janë 33 agjenci që mbeten pa mbikëqyrje. Pa qeveri, është një humbje për zhvillimin, qytetarin dhe shtetin. Sot nuk jemi këtu për të ndarë pushtet, por për të siguruar funksionimin e vendit.”

Ai u ka kërkuar deputetëve që të votojnë jo për interesa partiake, por për interes publik dhe shtetëror.

Në rast se merr besimin e Kuvendit, Kurti ka prezantuar pesë vendimet kryesore të qeverisë së re:

- Miratimi i projektligjit të buxhetit për vitin 2026.
- Vendosja e pensionit minimal në 150 euro, që prek rreth 200 mijë pensionistë.
- Rritja e shtesave për fëmijët me 50 për qind.
- Rritja e pagës minimale në 500 euro.
- Ndryshimi i ligjit për të hequr kufizimin e punësimit në sektorin privat për veteranët.

Kurti gjithashtu kujtoi arritjet e qeverisë së kaluar: “Katër vitet e fundit kemi arritur rritjen ekonomike më të lartë në rajon, kemi menaxhuar sfidën e inflacionit, kemi rritur punësimin dhe të ardhurat e familjeve. Kemi liberalizuar vizat në zonat Shengen dhe kemi përmirësuar imazhin e vendit.”

Ai përfundoi me një apel për bashkëpunim: “Është në dorën tuaj të mundësoni qeverisje të mirë. Institucionet tona bazohen në vullnetin qytetar dhe ky standard duhet të ruhet. Roli i Kuvendit duhet të forcohet në mbikëqyrjen e qeverisë.”

4 ORE ME PARE

Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeverisës për katër vitet e ardhshme

Albini nuk arrin të krijojë qeverinë "Kurti 3",

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar kabinetin e ri qeverisës, me të cilin synon të udhëheqë vendin edhe për katër vitet e ardhshme. Qeveria e re përbëhet nga emra të njohur të politikës dhe administratës, të cilët do të marrin përgjegjësitë e ndryshme në sektorët kryesorë.

Disa nga emrat dhe ministritë e reja janë:

Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme: Glauk Konjufca
Ministër i Financave: Hekuran Murati
Ministër për Familje: Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme (MPB): Xhelal Sveçla
Ministër për Administratë dhe Digjitalizim: Lulzon Jagxhiun
Ministër i Arsimit: Avni Zogiani
Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Fatmir Spahiu
Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani
Ministër i Administratës Publike, Ligjit dhe Procedurave (MAPL): Rasim Demiri
Ministër i Mjedisit: Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë: Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës: Dimal Basha
Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq
Ministër i Zhvillimit Rajonal: Sejnur Vej
Ky kabinet i ri do të fokusohet në prioritetet e qeverisë për zhvillim ekonomik, përmirësim të shërbimeve publike, përkrahje për komunitetet pakicë, digjitalizim dhe zhvillim të qëndrueshëm të vendit.

Qeveria e re pritet të fillojë punën menjëherë pas votimit në Kuvend dhe konfirmimit të të gjitha ministrave të propozuar.

 

5 ORE ME PARE

Vonesa në Kuvendin e Kosovës: Partitë e vogla premtojnë votat për Qeverinë “Kurti 3”

Albini nuk arrin të krijojë qeverinë "Kurti 3",

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte paraparë të fillonte në orën 10:00 për votimin e Qeverisë së re, ende nuk është hapur edhe pse ora ka shkuar 11:00. Në sallë janë tashmë shumica e deputetëve, por i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, nuk është parë ende.

Derisa pritet nisja e seancës, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka konfirmuar ende nëse ka arritur një marrëveshje që do t’i siguronte 61 votat e nevojshme për formimin e Qeverisë “Kurti 3”.

Partitë kryesore opozitare shqiptare kanë deklaruar në hyrje të Kuvendit se nuk do ta mbështesin qeverinë e re të propozuar nga Kurti. Në anën tjetër, disa deputetë nga komunitetet joshumicë kanë pohuar se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me mandatarin.

Deputeti i komuniteteve joshumicë, Veton Berisha, konfirmoi se është kontaktuar nga Kurti mbrëmjen e së shtunës. Ai nuk zbuloi nëse biseda ka përfshirë ndonjë ofertë për pozita qeveritare, por theksoi se grupi i tij nuk do të jetë pengesë për procesin.
“Kemi diskutuar, por të shohim sot propozimet si janë. Kemi pas mbrëmë kontakt, kemi takuar kryeministrin. Nuk jemi bllokues asnjëherë,” u shpreh Berisha.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse Vetëvendosje ka siguruar mbështetjen e mjaftueshme për ta kaluar votimin e qeverisë, ndërsa sytë e opinionit publik janë të kthyer nga Kuvendi, ku po pritet fillimi i seancës vendimtare për formimin e Qeverisë “Kurti 3”.

 

6 ORE ME PARE

Kuvendi i Kosovës mblidhet për votimin e Qeverisë “Kurti 3” në seancë të jashtëzakonshme

Albini nuk arrin të krijojë qeverinë "Kurti 3",

Kuvendi i Kosovës po zhvillon sot një seancë të jashtëzakonshme me një pikë të vetme në rendin e ditës votimin e qeverisë së re të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e drejtuar nga Albin Kurti.

Për të siguruar miratimin e kabinetit të ri qeveritar, Vetëvendosjes i duhen së paku 61 vota, ndërsa aktualisht i mungojnë rreth 5 për të arritur shumicën e nevojshme. Votimi i sotëm pritet të jetë vendimtar për të ardhmen politike të vendit, ndërsa tensionet mes pozitës dhe opozitës janë të dukshme.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur skeptik për suksesin e Kurtit, duke thënë se seanca e sotme do të përfundojë me dështim.
“Po shihet që epilogu i ditës sotme do të jetë dështim. Zgjidhja e vetme me sa kuptojë mbetën zgjedhjet sepse nuk ka ndonjë ofertë,” tha Haradinaj nga holli i Kuvendit.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili theksoi se qëndrimet e partisë së tij janë publike dhe nuk kanë ndryshuar, duke nënkuptuar se nuk do ta votojnë Qeverinë Kurti III. “Qëndrimet i kemi publike, jo nuk na kanë kontaktuar,” tha Limaj.

Edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, u shpreh pesimist për formimin e qeverisë, duke paralajmëruar se mund të tentohet një votim i fshehtë.
“Nuk jemi përballë një qeverie programore që e kërkon Kosova, por të pazareve. Nëse kanë arritur gjatë natës marrëveshje individuale, mbetet të shihet. Mesa kam informacione, do të tentohet një votim i fshehtë për shkak të ndonjë kontrabande individuale të deputetëve,” deklaroi ai.

Nga ana tjetër, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, tha para mediave se është i bindur që Kurti nuk i ka votat për ta kaluar qeverinë. Ai shtoi se pas dështimit të mundshëm, të gjithë duhet të respektojnë procedurat, ndërsa mundësia që PDK të tentojë të formojë qeverinë do të diskutohet më pas.

Albini nuk arrin të krijojë qeverinë "Kurti 3",

Në kampin e mazhorancës, optimizmi është i dukshëm. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë hyrjes në Kuvend tha shkurt: “Për hajër ju koftë Kurti 3”, duke lënë të kuptohet se Vetëvendosje beson se i ka siguruar numrat për votim.

Edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, paralajmëroi pasojat e mosvotimit të qeverisë, duke theksuar se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Nëse sot nuk votohet Qeveria, vendi do të shkojë në zgjedhje dhe do të rrezikohen shumë procese,” shkroi ai në Facebook.

Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u shpreh se Kurti ka gabuar që ka pritur ditën e fundit për të kërkuar marrëveshje me partitë e tjera. “Një njeri që del i pari në zgjedhje do të duhej të bënte përpjekje me të gjitha partitë, jo ta linte ditën e fundit. Punët e mira nuk lihen ditën e fundit. Sot do të bie perdja e mashtrimit të madh 8-mujor,” deklaroi Abdixhiku.

Në përfundim, seanca e sotme në Kuvendin e Kosovës pritet të përcaktojë nëse Albin Kurti do të arrijë të formojë Qeverinë “Kurti 3” apo nëse vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

Poll