
Në një ngjarje të rrallë dhe emocionuese, prindërit e rinj Rozeta dhe Geraldo nga Shqipëria janë bekuar me katërnjakët e tyre: Roal, Alrda, Roar dhe Auro, të ardhur në jetë nga një lindje natyrale në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë. Ky rast është i jashtëzakonshëm, pasi lindja natyrale e katërnjakëve është një fenomen i rrallë në mbarë botën.

Lindja e katërnjakëve natyralë është një ngjarje e jashtëzakonshme, pasi ndodhin vetëm rreth një herë në çdo 700,000 deri në 1,000,000 lindje natyrale. Kjo e bën këtë ngjarje një mrekulli të vërtetë, që ka tërhequr vëmendjen e mjekëve dhe ekspertëve të fushës.
Pas një muaji kujdesi intensiv në repartin e neonato-pediatrisë, katërnjakët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë gati për t'u kthyer në shtëpi me prindërit e tyre. Ky është një arritje e madhe për mjekët dhe stafin e spitalit, të cilët kanë punuar me përkushtim dhe profesionalizëm për të siguruar shëndetin e fëmijëve dhe nënës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpreh mirënjohjen e saj të thellë për përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit mjekësor të Spitalit “Koço Gliozheni”, të cilët kanë kontribuar në këtë ngjarje të jashtëzakonshme. / VERSUS
