
Trajneri Luciano Spalletti ka dhënë lëvdata të mëdha për sulmuesin Edon Zhegrova, duke deklaruar se së shpejti do ta kemi në top formë.
Zhegrova hyri si zëvendësues sërish te “Zonja e Vjetër”, këtë herë në barazimin pa gola ndaj Torinos, ku dha paraqitje pozitive pavarësisht që nuk e gjeti rrugën drejtë rrjetës.
Spalletti pas ndeshjes deklaroi se Zhegrova është i mençur dhe Juventusi duhet të përfitojë nga aftësitë e yllit shqiptar.
“Nuk do të duhet shumë kohë që ta kemi në formën më të mirë. Djaloshi është i mençur, por sigurisht duhet ta luajmë atë lojë”.
“Ai mund të bëhet një “gjemb në anën tonë”, sepse ka atë çmendurinë për të provuar gjëra që ndoshta as vetë nuk e di si i bën”.
“Së bashku me Yildiz, le të themi se kemi disa “municione” në ato zona të fushës. Mund të luajmë me dy sulmues dhe ta provojmë këtë skemë. Openda është një sulmues i parë ose i dytë, kështu që është e realizueshme. Mund të luajmë edhe me një formacion 4-3-3”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Zhegrova tani do të udhëtojë për në Kosovë meqenëse është ftuar nga Franco Foda për dy ndeshjet e muajit nëntor, ndaj Sllovenisë respektivisht Zvicrës. Versus.al
