Aktorja Olta Gixhari e cila është njëkohësisht edhe opinioniste e Big Brother VIP Kosova 3, ka shpërthyer në lot teksa i ka kërkuar Atillës që të lejojë fëmijët të takohen me nënën e tyre, Drenushën.
Olta tha se i kupton sjelljet e fundit të konkurrentes së BBVIP duke parë mallin që ka për fëmijët. Ndërsa i bëri thirrje Atillës që të mos pengonte takimin e fëmijëve me nënën e tyre.
“E kuptoj shumë mirë për Drenushën, e kuptoj mallin për fëmijët, kur je brenda asaj shtëpie. Gjithë agresiviteti yt në atë shtëpi e gjitha forca që tregon i gjithë ky kombinimi i emocioneve që na ke dërguar nga ajo shtëpi natyrisht që ka vetëm një emër, malli për fëmijët”, u shpreh Olta.
“Unë dua t’i bëj thirrje babait të fëmijëve të Drenushës, që kjo që po bën nuk është e drejtë që të mos i lësh fëmijët që të shohin nënën e saj, nuk gjej fjalë që çfarë fuqie duhesh të kesh që të bësh këtë veprim, kështu i bëj thirrje të lutem për të mirën e fëmijëve të mos i pengoj takimin me nënën e tyre”.
Ky reagim i saj erdhi pas vizitës së nënës së ish-miss Kosovës të cilës i rrëfeu se ish-bashkëshorti nuk i kishte lënë fëmijët të vinin ta takonin. Versus.al








