
Pas eleminimit të këngëtarit Artan Kola nga Big Brother VIP 5, në rrjetet sociale qarkulloi një deklaratë e cila pretendohej se ishte shkruar nga ish-banori.
Deklarata përmbante akuza ndaj produksionit për përcaktim të garës brenda shtëpisë dhe eleminimin e padrejtë të Artanit. Ndër rreshta akuzohej produksioni duke pretenduar se këngëtari ishte eleminuar pasi nuk u bë pjesë e grupit të Rogertit dhe Mirit për të derdhur çajin e nxehtë tek Mateo.
Megjithatë për këtë deklaratë, ka reaguar vetë këngëtari Artan Kola i cili ka bërë me dije se është manipulim dhe se ai nuk e ka thënë një gjë të tillë. Versus.al

