
Anaid Kaloti ka shpërthyer sërish në Instagram me një postim të gjatë dhe të drejtpërdrejtë, duke sulmuar ashpër dy ish-banorët e BBVIP Albania, Gjestin dhe Eglin.
Pas një postimi të mëparshëm ku aludonte për një ngjarje të mistershme në hotel “Sheraton” dhe për hipokrizinë e disa çifteve që luajnë dashurinë për të fituar vëmendje, Anaidi u përball me reagime nga Gjesti, i cili e quajti “zemërprishur”, dhe Egli, që i përgjigjej me një thumb të qartë duke thënë se “nuk merret me fshatarë”.
Sot, Anaidi është rikthyer me një ton edhe më të ashpër dhe ironik, duke përmendur “fabulën me pesë dëshmitarë” – Gjesti, Egli, menaxherin e tyre dhe dy persona të tjerë – duke lënë të kuptohet se diçka e fshehtë po mbahet larg publikut. Ai akuzon çiftin për një skenar të fabrikuar dhe manipulim publik, vetëm për të qëndruar në qendër të vëmendjes.
Anaidi thotë se i ka ndihmuar dhe mbrojtur në momente të vështira, por tani i quan mosmirënjohës. Për Egli përdor fjalët “mbretëresha e heshtjes”, që sipas tij ka sakrifikuar gjithçka për këtë histori, ndërsa për Gjestin ironizon për borxhet, faturat e energjisë dhe lavdet publike që kërkon.
Ai përfundon me një ironi për reagimet e tyre ndaj rrëfimit të tij të fundit: “Në 2025 vetëm chat-GPT mund të trillojë histori kaq të dobët.”







