Benita Zena ka thyer heshtjen pas eliminimit nga gjysmëfinalja e spektaklit shumë të ndjekur BBVK, duke mbyllur kështu rrugëtimin e saj vetëm një hap larg finales së madhe. Dalja nga shtëpia më e famshme në vend nuk ka qenë aspak e lehtë për ish-banoren, e cila ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi emocional në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Në mesazhin e publikuar, Benita ka ndarë gjendjen e saj emocionale me ndjekësit, duke pranuar se po përjeton momente të vështira pas eliminimit.
“Momentalisht jam në gjendje të rëndë emocionale, por nuk munda pa ju falënderuar secilin për mbështetjen në këtë rrugëtim dhe tani në këto momente. Zoti ju ruajtë”, ka shkruar ajo, duke reflektuar sinqeritet dhe ndjeshmëri për gjithçka ka kaluar brenda shtëpisë.


