
Sipas të dhënave të fundit të Instat bëhet me dije se në disa zona të vendit, si në qarqet e Tiranës dhe Shkodrës femrat rrezikojnë të ngelin beqare, pasi përqindja e meshkujve është shumë më e ulët se ajo e femrave.
Të dhënat tregojnë se në kryeqytet dhe në Shkodër janë 94 meshkuj për 100 femra.
Në të njëjtin drejtim, por me një përqindje më të ulët femrat mbizotërojnë ndaj meshkujve edhe në tri qarqe të vendit: Berat, Vlorë dhe Lezhë.
Ndërsa në shtatë qarqe të tjera mbizotërojnë meshkujt.
Mbizotërimi i femrave në 5 qarqe ka bërë që në rang vendi, Shqipëria të ketë më shumë popullsi të gjinisë femërore. Sipas të dhënave të fundit të censit, në vend 49.6% e popullsisë janë meshkuj dhe 50.4% femra.
Raporti i numrit të meshkujve ndaj atij të femrave sipas zonave:
Tiranë: 94-98/100 Femra
Shkodër: 94-98/100 Femra
Berat: 98.1/100 Femra
Vlorë: 98.1/100 Femra
Lezhë: 98.1/100 Femra
/ Versus.al

