
Konkurrentja Fabjola Elezaj u eleminua mbrëmë nga shtëpia e “Ferma VIP 3”, pas një televotimi javor të hapur enkas për të, ku publiku u pyet drejtpërdrejt nëse ajo duhet të vazhdojë apo jo qëndrimin në format.
Televotimi u hap pas spektaklit të së hënës, kur Fabjola përdori gjuhë të ulët dhe denigruese ndaj moderatores Arbana Osmani gjatë transmetimit live, duke iu drejtuar me fyerjen “k*çkë”. Pas kësaj situate, produksioni vendosi që vendimi final për vazhdimin e saj në lojë t’i lihej publikut.
Arbana theksoi se kishte patur votim rekord, çka tregon interesin e madh të publikut për këtë ngjarje dhe për vendimin që duhej marrë.
Me vendimin e publikut, Fabjola Elezaj u largua nga shtëpia, duke u mbyllur kështu edhe televotimi i jashtëzakonshëm i hapur vetëm për të, pas incidentit që shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale dhe debat të gjerë rreth etikës dhe gjuhës në një format të tillë televiziv. Vetë Fabjola e pranoi se vendimi i publikut ishte i drejtë. Versus.al

