MAGAZINË /

Olsi Bylyku emocionon ndjekësit me urimin për ditëlindjen e partneres: Të riskosh për dashurinë është lavdi!

Në dedikimin e tij, Olsi shpreh mirënjohjen për dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar që Denada i ka dhuruar ndër vite.

Shkruar nga Versus
Olsi Bylyku emocionon ndjekësit me urimin për ditëlindjen e
Olsi Bylyku dhe partnerja e tij

Aktori dhe moderatori i njohur, Olsi Bylyku, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë dhe prekëse për të uruar ditëlindjen e partneres së tij, Denada.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka ndarë një foto intime ku çifti shkëmben një puthje, shoqëruar me një mesazh të ndjerë që ka prekur zemrat e ndjekësve.

Në dedikimin e tij, Olsi shpreh mirënjohjen për dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar që Denada i ka dhuruar ndër vite.

Ai vlerëson përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e saj, duke theksuar se ajo ka qëndruar gjithmonë pranë tij – pa kërkuar shumë fjalë, por duke dashur me zemër të pastër dhe sinqeritet.

“Ta duash dikë është bukur, por ta duash dhe të riskosh për dashurinë është lavdi,” shkruan Olsi, ndërsa falënderon partneren për mësimin më të çmuar që ka marrë në jetë: kuptimin e dashurisë së vërtetë.

“Gëzuar ditëlindjen, Amla. Të dua!” – e mbyll ai urimin, i cili ka marrë menjëherë vëmendjen dhe dashamirësinë e ndjekësve.

Olsi Bylyku emocionon ndjekësit me urimin për ditëlindjen e

 

 

Poll