
Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një moment romantik nga plazhi, ku shihet duke shijuar perëndimin e diellit në krahët e partneres së tij.
Fotoja, e ngrohtë dhe plot dashuri, shoqërohej me një përshkrim plot humor e ironi – stil tipik për aktorin e njohur.
“Në fillim afrohet me një qetësi olimpike, sikur do të më ndreqë jakën... dhe më pas lëshon një fjali që të shpërthen trurin pas dy orësh: ‘Shi sa bukur motra, me të dytin…’”, ka shkruar Olsi.








