MAGAZINË /

OnlyFans lulëzon në Ballkan, sa kanë shpenzuar shqiptarët në platformën për të rriturit

Të ardhurat e platformës u rritën në 7.2 miliardë dollarë këtë vit, duke shënuar një rritje prej 9% krahasuar me vitin 2024.

Shkruar nga Versus

OnlyFans lulëzon në Ballkan, sa kanë shpenzuar shqiptarët

Platforma OnlyFans , e njohur kryesisht për transmetimin e përmbajtjes për të rritur, vazhdoi trajektoren e saj në rritje në vitin 2025, pasi të ardhurat e saj globale arritën në 7.2 miliardë dollarë, një rritje prej 9% krahasuar me vitin 2024.

Sipas të dhënave të publikuara pak ditë më parë nga OnlyGuider , viti 2025 shënoi një ndryshim të rëndësishëm në shpërndarjen e të ardhurave të OnlyFans.

Pavarësisht faktit se platforma u lançua dhe u zhvillua kryesisht në botën anglishtfolëse, forca lëvizëse e rritjes së saj tani po zhvendoset në tregje të tjera.

Duke analizuar modelet e qëllimit të kërkimit dhe të ardhurave në 188 vende dhe 100 qytete, dalin në pah dy tendenca të qarta: ndërsa SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia mbeten burimet kryesore të të ardhurave për OnlyFans, rritja atje ka filluar të stabilizohet me rritje të vogla (1-2% në vit).

Në të kundërt, vendet e "Zonës Jugore" në Evropë (Itali, Spanjë) dhe Amerikën Latine (Meksikë, Kolumbi) po regjistrojnë rritje të shpenzimeve në platformë prej më shumë se 20% në vit.

Gjithashtu sipas OnlyGuider dhe Ballkani po shpërthen.

Shqipëria, Bosnja dhe Mali i Zi po tregojnë të gjithë një rritje mbi 30% të shpenzimeve për frymë.

Në listën për Evropën, Mbretëria e Bashkuar mban vendin e parë , me shpenzime totale prej 531 milionë dollarësh , e ndjekur nga Italia, Gjermania, Franca dhe Spanja. Greqia është në vendin e 12-të, duke shpenzuar gjithsej 47 milionë dollarë në vitin 2025./Versus.al

OnlyFans lulëzon në Ballkan, sa kanë shpenzuar shqiptarët

 

 

 

Tags:

onlyfans

Poll