Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka ndarë së fundmi një status emocional në rrjetet sociale, ku flet hapur për presionet, sfidat dhe përgjegjësitë që i vijnë nga jeta dhe puna. Ajo tregon momentet kur ndihet e mbytur nga komentet negative dhe gjykimet e njerëzve, ndërsa përballon fatura, familjen, fëmijët dhe sfidat personale.
Në mes të reflektimeve të saj, Ronela përmend pasionin për muzikën dhe vështirësitë që lidhen me të, si dhe faktin se kritikët shpesh nuk e kuptojnë rrugën që ajo ka ndjekur që nga të 20-tat. Në fund, këngëtarja përmbyll mesazhin me një reflektim pozitiv, duke theksuar mirënjohjen për shëndetin dhe për zemrën e mirë që e karakterizon.
Ky postim i Ronelës ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave të saj, të cilët e përkrahin dhe e falënderojnë për sinqeritetin dhe guximin për të ndarë momente kaq personale.
Reagimi i plotë i Ronela Hajatit:
Sa herë më vjen të shkruaj, të shfryj duf, e sa herë të tjera më kujtohet kur e kam bërë e çdo gjë në vesh të shurdhët. Ndonjëherë ndihem kaq e ngecur në të njëjtin cikël, i cili bëhet edhe më mbytës me 100 përgjegjësi që shtohen çdo ditë, me një punë që sytë e pasionit dhe dashurisë për muzikën i kanë zhytur në një grope toksike komentesh të ndyra, po kaq të pavlera njëkohësisht, ku ndërkohë që duhet të këndosh e të gëzosh, ata njerëz, që shumica do murmurisin ndër dhëmbë: "Kush e ka këtë?"
"Ç’është bërë kjo kështu?" "Operacione" "Lope" "Ç’diçka duket vetja", ndërkohë mund t’i kesh lotët në grykë, se ke faturë mbi shpinë, familje mbi shpinë, fëmijë që të presin, një dashuri që s’e ke më, prindër që kanë shpresat te ti, prindër të sëmurë, punë burrash që i kemi bërë që 20 vjeç pa mbështetjen e askujt.
Dhe ndonjëherë, në këtë vend, edhe pse si të gjithë më dha një arsye ta lë e s’e lashë, vazhdoj e më dhemb pyetja: Pse jemi kaq të ligë kaq shpesh?
E nëse sot duhet të jemi falenderues përveç shëndetit, jemi bërë të falenderojmë Zotin që kemi zemër të mirë./Versus.al
