MAGAZINË /

Pamela Anderson dhe Tom Cruise në një romancë? Ana de Armas nuk duket më në jetën e aktorit

Pamela Anderson dhe Tom Cruise në qendër të thashethemeve për romancë në Hollywood

Shkruar nga Versus

Pamela Anderson dhe Tom Cruise në një romancë? Ana de Armas nuk

Thashethemet për një lidhje të mundshme mes Pamela Anderson dhe Tom Cruise po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në mediat ndërkombëtare.

Sipas raportimeve, aktori Tom Cruise është impresionuar nga rikthimi i Anderson në ekran përmes filmit “The Last Showgirl”, çka dyshohet se ka sjellë edhe afrimin mes tyre.

Burime pranë dy aktorëve pretendojnë se mes tyre ekziston “një shkëndijë e dukshme” dhe se kanë qenë në kontakt kohët e fundit, megjithatë deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë ata.

Pamela Anderson ka qenë më herët në qendër të vëmendjes edhe për përfoljet për një romancë me aktorin Liam Neeson gjatë promovimit të filmit “The Naked Gun”, por ajo ka sqaruar se bëhej fjalë vetëm për një periudhë të shkurtër dhe jo për një lidhje serioze.

Ndërkohë, mediat shkruajnë se Anderson ndodhet në një fazë të re të jetës së saj, ku është më e hapur ndaj eksperiencave të reja, ndërsa për momentin gjithçka mbetet në nivel spekulimesh.

Poll