MAGAZINË /

Pamje të rënda/ Shkelma në trup dhe fytyrë, si reperi i njohur me dy të tjerë rrahu fizikisht gazetarin

Sulmi ndodhi disa ditë më parë dhe përfshinte edhe dy persona të tjerë, të cilët janë vënë gjithashtu në pranga.

Shkruar nga Versus
Pamje të rënda/ Shkelma në trup dhe fytyrë, si reperi i
Reperi Mossi/ Gazetari Burim Pacolli

Reperi Mossi (Gramos Krasniqi) është arrestuar nga policia e Kosovës pas një sulmi fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli në Prishtinë.

Sulmi ndodhi disa ditë më parë dhe përfshinte edhe dy persona të tjerë, të cilët janë vënë gjithashtu në pranga.

Incidenti lidhej me një video të postuar nga Pacolli në Instagram, ku ai rendiste disa prej “diss”-eve më të forta të reperëve shqiptarë në emisionin e Meriton Mjekiqit, duke përmendur edhe Butën (Betim Januzin), i cili kishte dedikuar një të tillë Mossit.

Më pas përplasjet mes reperit dhe gazetarit u përshkallëzuan në dhunë fizike, dhe janë publikuar edhe pamjet që tregojnë momentin e rrahjes.

Mossi ka reaguar më pas në rrjetet sociale, duke argumentuar se sulmi kishte lidhje me refuzimin e intervistës dhe duke kritikuar veprimet e gazetarit. Ai gjithashtu i ka dërguar mesazhe kërcënuese Pacollit, duke kërkuar fshirjen e postimeve dhe duke thënë se “s’do të jesh asnjëherë i paprekshëm”.

Poll