MAGAZINË /

Parashqevi Simaku feston ditëlindjen me një dedikim të ndjerë për djalin e saj Luke: Zemra ime rreh gjithmonë me ty!

Parashqevi shkruan “Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!”.

Shkruar nga Versus
Parashqevi Simaku feston ditëlindjen me një dedikim të
Parashqevi Simaku dhe djali i saj Luke

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku feston sot 59-vjetorin e lindjes.

Ka qenë vetë ajo që ka bërë të ditur lajmin, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Mirëpo asaj i mungon djali i saj, Luke, teksa shkruan “Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!”.

Postimi i plotë i këngëtares Parashqevi Simaku:

Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty.

Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!”

Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty…

Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë.

Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty – ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. 
Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime. 

Të dua pafund, Luke!

Poll