
Në emisionin “Post Big Brother VIP Albania 5”, ku u diskutuan momentet më të forta të edicionit dhe ngjarjet pas finales, nuk munguan as situatat e sikletshme në studio.
Gjatë diskutimit, opinionistja e këtij sezoni, Monika Kryemadhi, tërhoqi vëmendjen me një pyetje të drejtpërdrejtë dhe intime drejtuar finalistit Mateo dhe partneres së tij Brikena.
Ajo pyeti: “Pas daljes nga shtëpia, a bëtë dashuri?”, një pyetje që shkaktoi reagime të menjëhershme në studio dhe habi te të pranishmit.
Menjëherë ndërhyri moderatori Ledion Liço, i cili e kritikoi pyetjen, duke u shprehur se ishte shumë intime për t’u diskutuar në publik.
“Monika, këto pyetje janë shumë intime,” tha Liço, duke tentuar të rikthejë diskutimin në normalitet.
Situata u bë një nga momentet më të komentuara të emisionit, duke ndezur reagime edhe në rrjetet sociale pas transmetimit.
View this post on Instagram

