Myrto Uzuni vijon të jetë prej javësh në qendër të vëmendjes së mediave sportive, brenda dhe jashtë vendit. Shuma e madhe e parave të hedhura në dasmën e motrës së tij vazhdon të komentohen gjerësisht, edhe pse kanë kaluar disa javë nga ceremonia.
Së fundmi, sulmuesi i Kombëtares është i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, ku natyrisht nuk i shpëtoi pyetjeve për paratë e hedhura në dasmë.
Në një postim në rrjetet sociale, Arbana ka ndarë një pjesë nga intervista, ku Uzuni thekson se, çfarëdo që të bënte, sërish do të kritikohej, duke nënvizuar se bëhet fjalë për të ardhura të fituara me punë dhe djersë.
“Edhe sikur të mos hidhja para, do të thonin pse nuk hodhe, kur fiton miliona në Amerikë. Unë hodha të miat, që i kam fituar me djersë. Kritikat janë të pashmangshme”, është shprehur Uzuni.
Futbollisti ka rrëfyer gjithashtu për fëmijërinë e vështirë, duke treguar se është rritur në varfëri dhe se para stërvitjeve ushqehej vetëm me bukë, ujë dhe sheqer, ndërsa prindërit i kërkonin të merrej me një punë për të ndihmuar familjen.
Gjatë bisedës, Uzuni ka realizuar edhe një “prank” me shokun e tij të Kombëtares, Rey Manaj, duke e telefonuar dhe duke i kërkuar 1 milion euro, me justifikimin se kishte mbetur keq financiarisht pas dasmës së motrës.
Reagimi i Manajt shkaktoi të qeshura, teksa sulmuesi lushnjar i kërkoi fillimisht t’ia shpjegonte situatën, duke shtuar se nuk mund t’i kërkohej dikujt drejtpërdrejt një shumë kaq e madhe.
Pjesë e bisedës mes dy futbollistëve:
“Uzuni: Ore më duhen 1 mln euro o vlla se më kushtoi shumë dasma e motrës.
Manaj: Po dale një sekond me shpjego gjërat njëhere se ti mer në telefon më thua direkt 1 mln euro"

