MAGAZINË /

Pas përfundimit të aventurës në "Euro 2024", kuqzinjtë kthehen në Tiranë, ja kur mbërrijnë

Rreth orës 12:00 të mesditës së sotme, kuqezinjtë nisen nga Gjermania drejt Shqipërisë.

Shkruar nga Versus

Pas përfundimit të aventurës në "Euro 2024",

Kombëtarja Kuqezi mbrëmë i dha fund aventurës në kampionatin europian pas një pike që arriti të fitonte në “grupin e ferrit” përballë Italisë, Spanjës dhe Kroacisë.

Pas përballjes me Iberikët, kuqezinjtë do të bëjnë gati valixhet për t’u kthyer në Tiranë.

Mesditën e nesërme, rreth orës 12:00, avioni me ekipin kombëtar në bord do të lërë tokën gjermane për t’u kthyer në Rinas.

Dhjetëra mijëra tifozë shqiptarë i dhanë atmosferë tjetër Gjermanisë ku ndoqën masivisht çdo ndeshje të kombëtares, ndërsa pritet që një numër i madh tifozësh të mblidhen edhe në aeroportin “Nënë Tereza” për të mirëpritur kuqezinjtë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: