Gjesti dhe Aldo Marku kanë patur një bisedë lidhur me qëndrimin e lojën në një format si Big Brother. ku je 24 orë ivëzhguar nga kamerat e ku duhen dinamika të fortapër tu bërë faktor e aktor në lojën e ndjekur nga qindra mijëra shqiparë çdo ditë.
Ka qenë Aldo që i ka folur banorit nga Kosova lidhur me qëndrimin e tij në shtëpi pas largimit të Egli Takos.
“E di ku e ke trysninë tani ti, trysninë sipas mendimit tim pas ikjes së Eglit, trysninë e ke për të ruajtur rendimentin, ke presion”, iu drejtua Aldo-Gjestit.
Këngëtari nga Peja thekson se ka qenë më e lehtë për të kur ishte edhe Egli, pasi loja funksionon ndryshe si çift apo si dy persona.
“Është shumë më e lehtë dy persona, të gjithë e dimë, çift brenda është më e lehtë, ke material, ke gjëra, vet është shkatërrim, është shumë zor”, tha Gjesti.
“Kur e ke një njeri në krah ti merr shumë energji, kur të mërzitesh je sërish me të, e ndan ditën dhe natën. Kur je vetëm, vetë formati është i tillë, është shumë më vështirë, por është sfidë për mua. Të shohim sa do e mbaj ky trup i imi më” - tha Gjesti, i cili mbetet ende një pretendent i fortë për të fituar çmimin e madh të këtij edicioni të Big Brother Vip
Gjesti aktualisht ka bërë afro pesë muaj në një izolim, marrë parasysh se që pas daljes nga Big Brother i Kosovës, erdhi direkt për tu bërë pjesë në spektaklin e Shqipërisë.








