MAGAZINË /

Pep Guardiola e krahason sërish Haalandin me Messin dhe Ronaldon: I shihni statistikat e këtij djali?

Guardiola tha se Haaland është në nivelin e Ronaldos dhe Messit përsa i takon dëshirës së tij për të fituar gjithmonë dhe për të shënuar.

Shkruar nga Versus

Pep Guardiola e krahason sërish Haalandin me Messin dhe Ronaldon: I shihni

Forma e jashtëzakonshme e Erling Haaland ka vazhduar edhe këtë fundjavë, me dy gola në fitoren 3-1 të Manchester City ndaj Bournemouth dhe Pep Guardiola e ka krahasuar sulmuesin norvegjez me dy legjendat e futbollit botëror, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Haaland është bërë thuajse i pandalshëm këtë sezon, duke shënuar 13 gola në 10 ndeshje të Ligës Premier dhe 17 në 13 takime në të gjitha garat.

Ai ka shtatë gola më shumë se çdo lojtar tjetër në kampionat dhe vazhdon të prodhojë statistika të pabesueshme edhe me Norvegjinë, me nëntë gola në tre ndeshje ndërkombëtare që nga fillimi i sezonit.

“Kështu është kur luan me Messi ose Ronaldo, ndikimi i tij është shumë i madh. E shihni statistikat e atij djali? Sigurisht që është në atë nivel. Messi dhe Ronaldo e kanë bërë këtë për 15 vjet, por ky është niveli. Goli i parë, mënyra si e godet topin, është sikur thotë ‘do të shënoj’”.

“Ai ka atë uri të madhe për të shënuar. Është në nivelin më të lartë. Kam thënë më parë sa i menaxhueshëm dhe i trajtueshëm është. Ndonjëherë jam i ashpër me Haaland, por ai është me mendje të hapur. Jeton për golat, dhe ndonjëherë presioni është i madh për ta përballuar për 90 minuta, por kjo është normale. Pa të, do të ishte shumë e vështirë, por jemi me fat që Omar  është rikthyer dhe kemi lojtarë të shëndetshëm”, deklaroi ai.

City renditet në vendin e dytë të kampionatit anglez, konkretisht 6 vikë pas Arsenalit. Versus.al

Poll