MAGAZINË /

“Për Kosovën!” / “Pirati” Muriqi fundos Real Madridin në sekondat e fundit, shpërthen në lot

Hero i Mallorcas me golin e 91-të, nxjerr ekipin nga zona e rënies dhe godet garën për titull në La Liga

Shkruar nga Versus

“Për Kosovën!” / “Pirati” Muriqi fundos Real

Vedat Muriqi u rikthye në mënyrën më spektakolare të mundshme, duke iu përgjigjur kritikëve me një gol vendimtar ndaj Real Madridit dhe duke u kthyer në heroin absolut të Mallorcas.

Sulmuesi dardan shënoi në minutën e 91-të, duke i dhënë ekipit të tij një fitore të madhe 2-1 në “Son Moix”, në një ndeshje dramatike që u vendos në sekondat e fundit.

Mallorca kaloi e para në avantazh me golin e Manu Morlanes në minutën e 41-të, ndërsa Reali barazoi në fund me Éder Militão në minutën e 88-të. Kur dukej se “Los Blancos” do të kërkonin fitoren, Muriqi goditi me një kundërsulm të shpejtë dhe fatal, duke vulosur triumfin e skuadrës së tij.

Ky ishte goli i 19-të i sezonit për Muriqin në La Liga, ku ai numëron edhe një asistim, duke konfirmuar një sezon të shkëlqyer personal. Falë kësaj fitoreje, Mallorca arrin në 31 pikë dhe del nga zona e rënies.

Nga ana tjetër, kjo humbje është një goditje e rëndë për Real Madridin në garën për titull, pasi Barcelona mbetet katër pikë përpara me një ndeshje më pak.

Lot dhe emocione për Kosovën
Pas golit vendimtar, emocionet shpërthyen. Muriqi nuk i mbajti dot lotët teksa festonte me bashkëlojtarët, ndërsa në ato momente dëgjohej edhe Mojica duke thënë: “Për Kosovën, për Kosovën”, duke e bërë momentin edhe më prekës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Goal (@goal)

“Pirati” që pushton rrjetin
Pas ndeshjes, Mallorca shfaqi kreativitet në rrjetet sociale, duke publikuar një video të Muriqit në një barkë, shoqëruar me mbishkrimin: “Si sheh këtë video, pirati sapo shënoi golin”, një referencë për pseudonimin e tij të famshëm.

Një mbrëmje perfekte për Muriqin, që jo vetëm i dha tri pikë jetike skuadrës së tij, por edhe riktheu buzëqeshjen dhe krenarinë tek tifozët shqiptarë.

Poll