MAGAZINË /

'Po ecën si një e dehur', çfarë ndodhi me sfilatën e Kim Kardashian në Paris?!

Edhe pse nëna e saj, Kris Jenner, tha se ishte krenare për vajzën e saj, ecja e Kim Kardashian shkaktoi komente negative.

Shkruar nga Versus

'Po ecën si një e dehur', çfarë ndodhi me

Sfilata e Kim Kardashian në Paris për Balenciaga u prit me komente të pwrziera.  Edhe pse nëna e saj, Kris Jenner , tha se ishte krenare për vajzën e saj, ecja e Kim Kardashian shkaktoi komente negative , me disa që shkruajtën se ajo ishte "si një e dehur" dhe të tjerë se ajo "ngjante me një fëmijë të lodhur".

Disa madje shkuan aq larg sa i kërkuan Kendall Jenner , motrës së Kim Kardashian, "të ndihmonte motrën tënde". "Largohu, Kim nuk ofrove asgjë", shtoi një tjetër komentues online.

“Kështu eci unë pasi pi dy Margarita dhe përpiqem të tregoj se jam esëll”, “unë kur ec natën duke u kthyer në shtrat nga banjo në orën 4 të mëngjesit”, “vajzë e bukur, por duket e mërzitur si një shtëpiake që piu mjaftueshëm likere dhe është e mërzitur të hapë derën”, “pse nuk mori mësime nga Kendall sepse kjo nuk është mënyrë e të ecuri në pasarelë”, a është mirë? a duket sikur ka të përziera?”, “nëse po përpiqesh të jesh seksi, nuk ia dole” ishin disa nga dhjetëra komentet negative për Kim Kardashian.

Poll