MAGAZINË /

"Po sjellim atë që kemi nevojë të shohim më shumë në ekran", Arbana Osmani e nisi prezantimin me një thumb për Ledionin dhe BBVIP?

Shkruar nga Versus

"Po sjellim atë që kemi nevojë të shohim më

Mbrëmjen e djeshme nisi zyrtarisht edicioni i tretë i Ferma VIP duke sjellë risi të madhe që në fillim pasi për herë të parë moderimin e këtij fermati e mori prezantuesja Arbana Osmani.

Arbana për vite u njoh si figura kryesore e formatit të Big Brother në Shqipëri pasi kishte prezantuar të gjitha edicionet, përfshirë edhe dy spektakle VIP me shikueshmëri shumë të lartë. Megjithatë papritmas ajo vendosi të mos moderonte më duke bërë që në vend të saj të shkonte Ledion Liço.

Që prej asaj kohe, shpeshherë është vënë re një “thumbim” i nënkuptuar mes dy prezantuesve, qoftë gjatë paraqitjeve televizive apo përmes postimeve në rrjetet sociale. Dhe duket se një mesazh i tillë nuk mungoi as në hapjen e “Ferma VIP 3”.

Në fjalinë hapëse të spektaklit, Arbana Osmani deklaroi: “Ferma VIP është një format origjinal i cili patjetër në qendër ka konkurrencën, por ka diçka më të rëndësishme se konkurrenca, punën, disiplinën, bashkëpunimin, atë që ndoshta kemi nevojë të shohim pak më shumë në ekranet tona”.

Kjo u interpretua nga ndjekësit si një ‘’thumb’’ i drejtëpërdrejtë për Ledionin duke lënë të kuptohet se ekranit shqiptar i nevojiten qasje të reja edukative.

Një tjetër detaj që u komentua gjerësisht ishte edhe përzgjedhja e këngës Enderroj të Altin Goci për hapjen e spektaklit. Kjo këngë kishte qenë një hit i lidhur ngushtë me edicionet e para të Big Brother VIP Albania, ku refreni i saj i drejtohej “yjeve” – një term që Arbana e përdorte shpesh për banorët e shtëpisë. Madje këtë këngë Goci e kishte performuar edhe live në edicionin e BBVIP. Versus.al

Poll