
Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, i është kundërpërgjigjur presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, pas deklaratave shpërthyese se klubi katalanas “ka vjedhur” 7 trofe të La Ligas.
Futbollisti i hodhi poshtë këto akuza të debatueshme, duke vënë në dukje dominimin e padiskutueshëm futbollistik të skuadrave legjendare blaugrana, që sunduan futbollin spanjoll për më shumë se një dekadë.
“Ajo që ka thënë Florentino Perez nuk mund të jetë e vërtetë, sepse po luanin Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez. Është e pamundur që Barcelona të ketë vjedhur tituj kampioni”, u shpreh Fermin. Versus.al

