
Këngëtarja Soni Malaj ka rikthyer në vëmendje marrëdhënien e saj me Flori Mumajesin, duke folur për sfidat që kanë shoqëruar historinë e tyre gjatë periudhës kur ishin të fejuar.
Gjatë një bisede në “Ferma VIP”, artistja tregoi se marrëdhënia e tyre ka qenë vazhdimisht në qendër të interesit mediatik, ndërsa vëmendja e madhe e publikut dhe mungesa e privatësisë krijuan presion të vazhdueshëm mbi çiftin.
“Dilnim në gazetë. Më sillinin gazetën familjarët, zgjohesha direkt e lexojë edhe nëse kisha patur koncert një ditë më parë, për të parë ccfarë kanë shkruar sot për mua. Njerëzit kishin super kuriozitet se normal nuk kishte asnjë informacion për këtë gjëra. Bëmë ne një ndarje, gjoja, por edhe familjarëve u thamë jemi ndarë. Por duke dalë nga avioni dikush na bëri foto dhe u shpërnda, doli në titrat e televizioneve informative. Dhe shkuam në një restorant shumë të njohur dhe kur arritëm të gjithë ishin me sytë nga televizori duke parë lajmin dhe u kthyen nga ne. U ulëm diku në një cep”, u shpreh Soni Malaj.
Soni Malaj theksoi se një nga arsyet kryesore që çoi në ndarjen e tyre ishte pikërisht pamundësia për të menaxhuar presionin e madh mediatik dhe publik
“Ne na është nxirë. Shkaku kryesorë pse jemi ndarë ka qenë ky presion. Tani njerëzit janë mësuar me portalet. Por atëherë mbeteshe në gazetë. Ne kemi qënë bashkë 2005-2009. Kur e kemi ridiskutuar këtë gjë, çfarë ishte arsyeja pse jemi ndarë, ishte pikërisht presioni shumë i madh. Nuk dinim ta menaxhonim”, u shpreh këngëtarja.

