MAGAZINË /

Prishet miqësia mes Selinit dhe Matoes, banori: Na tregon krevatet

Gjatë debatit, Selin e akuzoi Mateon dhe Brikenën se lidhja e tyre ishte thjesht për lojë, duke i thënë Mateos: “Mos u bëj bukëshkelur”.

Shkruar nga Versus

Prishet miqësia mes Selinit dhe Matoes, banori: Na tregon krevatet

Një përplasje e fortë ndodhi sot në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku miqësia mes Selin dhe Mateos duket se ka marrë fund, duke u kthyer ata në kundërshtarë të hapur.

Gjatë debatit, Selin e akuzoi Mateon dhe Brikenën se lidhja e tyre ishte thjesht për lojë, duke i thënë Mateos: “Mos u bëj bukëshkelur”.

Nga ana tjetër, Mateo i përgjigj ashpër: “Të vijë turp! Vjen këtu dhe na tregon për krevatet.”

Pjesë nga debati:

Selin: Mos u bëj hipokrit me veten tënde. Nuk është kjo mënyra se si ecet përpara në Big Brother. Mos u bëj bukëshkelur. Selin nuk ka thënë gjysmë fjale për surratin tënd.

Mateo: Çfarë ke? S’të pëlqejnë argumentet kundër? Po nuk më sulmon dot mes Prime-t mua moj vajzë.

Selin: Djalë i dashur, nuk të sulmova ty, sulmova atë. Po ti je zëri i asaj.

Mateo: Me mua nuk merresh dot o Selin Bollati. Nga ana tjetër e pishinës, se nuk merresh dot këtu. Hadje këtu.

Selin: Hajde ti këtu, jo unë te ti. Ty të intereson ajo vajzë, sa i intereson asaj vajze ti. Kjo është loja juaj në Big Brother.

Mateo: Të të vij turp.

Selin: Nuk je ti i argumenteve Mateo. Je shumë i dobët.

Mateo: Turp të të vijë ty! Vjen këtu dhe na tregon krevatet. Ke rënë brenda me këmbët e tua. Me ty merrem kur të dua unë, jo kur të duash ti.

Poll