MAGAZINË /

Priti goditjet e Brojës, portieri spanjoll flet pas ndeshjes me Shqipërinë: I tronditëm me golin në pjesën e parë

Portieri spanjoll tha se ishin të përgatitur të përballeshin me një skuadër të fortë si Shqipëria.

Shkruar nga Versus
Priti goditjet e Brojës, portieri spanjoll flet pas ndeshjes me
Momenti kur portieri pret gjuajtjen e Armando Brojës

Portieri rezervë i Spanjës, David Raja ishte protagonist mbrëmjen e djeshme në ndeshjen kundër Shqipërisë pasi arrit të shpëtonte portën nga goditjet e Armando Brojës në pjesën e dytë.

Ai foli për mediat pas ndeshjes dhe tha se ishte i vetëdijshëm se Kombëtarja Shqiptare nuk ishte një skuadër e lehtë për t’u mposhtur ndërsa u shpreh i gëzuar që Spanja arriti të mbyllte me fitore fazën e grupeve.

“Ishte një ndeshje shumë e bukur e të gjithë grupit. Ne e dinim absolutisht se Shqipëria nuk ishte kundërshtar i lehtë. Ata luanin shanset për të kaluar. Kemi dominuar të gjithë ndeshjen, la një shije shumë të ëmbël dhe jemi shumë të lumtur për fitoren”, tha ai pas duelit.

“Rastet e Shqipërisë? Në pjesën e parë i shënuam golin dhe i tronditëm, por e dinim që kishin nevojë që të shkonin përpara, ndeshja thyhet dhe ky është momenti kur shfaqen rastet.

Jam i lumtur që mora minuta dhe që munda të ndihmoj ekipin dhe të siguronim tre pikët”, tha Raja pas ndeshjes për mediat spanjolle. Versus.al

Poll