Federata Shqiptare e Futbollit thotë se aplikimi për blerjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi do të bëhet përmes plotësimit të një formulari dhe më pas fituesit do të përzgjidhen automatikisht.
Kjo sipas FSHF-së bëhet për arsye të kërkesës së lartë që ka për bileta. Formulari që do të duhet të plotësohet do të publikohet në 15 maj.
Njoftimi i FSHF:
Biletat për Shqipëri – Serbi; Informacion i rëndësishëm!
Për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme për ndeshjen e 7 qershorit, FSHF do të aplikojë një procedurë speciale për shitjen e biletave:
Aplikimi: Formulari për regjistrim publikohet deri më 15 maj 2025
Maksimumi 4 bileta për person
Përzgjedhja automatike e aplikantëve
Njoftimi i fituesve më 30 maj 2025
Pagesa online nga 30 maj - 2 qershor
Bileta elektronike në email
Çdo biletë mund të transferohet vetëm një herë
Siguro vendin tënd dhe jepi zemër Kombëtares!/Versus.al







