MAGAZINË /

''Profecia ime doli'', Miri pas përfundimit të BBVIP: Nuk jam i penduar për asgjë

Shkruar nga Versus

''Profecia ime doli'', Miri pas përfundimit të

Këngëtari i grupit West Side Family, Miri Shahini foli për TCH pas përfundimit të Big Brother VIP 5 duke u shprehur se nuk ndihet i zhgënjyer nga rrugëtimi i tij. 

Gjithashtu foli edhe për Selin e cila u shpall fituese e edicionit të pestë. Ai tha se profecia e tij ishte përmbushur pasi më herët ishte shprehur se “po ta fitonte Selin, e kishte fituar edhe ai”.

Miri tha se nga kjo eksperiencë arriti që publiku ta njihte edhe më nga afër. 

“Jo, nuk jam zhgënjyer se dikush do të fitonte, edhe më bëhet qejfi që u fitua nga ai personi që unë kam thënë që ne të dy do të shkonim në finale. Edhe po e fitove ti, e kam fituar edhe unë. E kam thënë që në ditën e dytë që do të thosha profecia ime doli. Unë jam mësuar me të tilla situata, se kam qenë edhe në kompeticione të tjera, por kësaj radhe ishte ndryshe, se isha vetëm dhe koha ishte e gjatë në Big Brother.

120 ditë sot të duken shumë pak, por atje brenda duken si 10 shekuj. Megjithatë, unë nuk jam i penduar për asgjë, unë kam bërë lojën time, kam treguar Mirin se si është në të vërtetë, me zemër të madhe. Edhe ndoshta është marrë për dobësi, ndoshta nuk ka funksionuar të jesh i mirë, por unë kam arritur një gjë: që publikun t’i tregoj se jam njeri me zemër të madhe.

Unë në Big Brother kam marrë atë që më ka munguar gjithë këto vite: që Miri të njihet nga publiku edhe më shumë dhe më afër, jo vetëm nga miqtë e mi”, tha Miri. Versus.al

Poll