MAGAZINË /

''Profil professional po...'', Ronela Hajati s’fshihet më, këngëtarja publikon foto me partnerin 'misterioz'

Në mbishkrimin e fotos, Ronela shkroi me humor: “Profil profesional, por fotot e zemrës aty, mundësisht me një bonus brenda”.

Shkruar nga Versus
''Profil professional po...'', Ronela Hajati s’fshihet
Ronela Hajati

Ronela Hajati, e cila disa javë më parë pranoi se ishte në një lidhje dashurie, ka ndarë me ndjekësit imazhin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.

Këngëtarja publikoi portretin e djalit zeshkan që ka në krahë, pa zbuluar megjithatë identitetin apo emrin e tij.

Në mbishkrimin e fotos, Ronela shkroi me humor: “Profil profesional, por fotot e zemrës aty, mundësisht me një bonus brenda”.

Në korrik, artistja kishte surprizuar fansat me një postim të papritur në rrjetet sociale, ku u shfaq pranë një mashkulli misterioz në plazh, duke nxitur menjëherë thashetheme për jetën e saj private. Në atë kohë, ajo kishte zgjedhur të mos e tregonte fytyrën e partnerit.

E njohur për stilin e saj të drejtpërdrejtë në art dhe muzikë, Ronela ka qenë gjithmonë e rezervuar në aspektin sentimental, duke preferuar që marrëdhëniet e saj të mbeten larg syrit të publikut.

''Profil professional po...'', Ronela Hajati s’fshihet

''Profil professional po...'', Ronela Hajati s’fshihet

''Profil professional po...'', Ronela Hajati s’fshihet

 

Poll