MAGAZINË /

Promovoi dhunë, gjobitet me 30 mijë euro gjobë Klan Kosova, juristja thumbon producenten e BBVK, Olsa Muhametin

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në Prishtinë ka gjobitur me 30 mijë euro gjobë televizionin Klan Kosova për promovimin e dhunës përmes reality show Big Brother VIP Kosova.

Shkruar nga Versus
Promovoi dhunë, gjobitet me 30 mijë euro gjobë Klan Kosova,
Atilla Kallesh, Drenusha Latifi gjatë një ballafaqimi në BBVK

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në Prishtinë ka gjobitur me 30 mijë euro gjobë televizionin Klan Kosova për promovimin e dhunës përmes reality show Big Brother VIP Kosova. Lajmin është dhënë nga juristja e të drejtës së medias në Kosovë, Flutura Kusari e cila shkruan se ky vendim është një vendim historik i KPM-së, bazuar në tetë ankesa.

Kusari shton më tej në statusin e saj se tani Big Brother ka marrë epitetin e emisionit që promovon dhunën ndaj grave. Jurista gjithashtu thumbon producente e këtij progarami Olta Muhametin duke shkruar se modeli i Shqipërisë për rritje të shikueshmërisë përmes dhunës nuk kalon në Kosovë.

Statusi i Flutura Kusarit:

E fituam rastin kundër Big Brother dhe Klan Kosova!

30,000 euro gjobë për Klan Kosova që përmes Big Brother promovoi dhunë psikologjike ndaj një viktime të dhunës, lejoi gjuhë denigruese dhe lejoi përdorim të fjalorit vulgar pankodim për t'i mbrojtur fëmijët.

Ky është një vendim historik i KPM-së, bazuar në tetë ankesa, që tregon se në Kosovë nuk kalon promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive.

Big Brother tani ka marrë epitetin e emisionit që promovon dhunën ndaj grave. A do të ndryshoj qasjen Klan Kosova apo do të vazhdoj avazin e njëjtë?

Bravo KPM! Ky është një hap i madh për shoqërinë tonë!

Modeli i Shqipërisë për rritje të shikueshmërisë përmes dhunës nuk kalon në Kosovë. Pikë.

Vendimi do të publikohet në të ardhmen dhe nëse kam kohë e analizoj detajisht.

Ju falenderoj për vëmendje.

P.S për të interesuarit rreth bazës ligjore, KPM ka përdorë pikërisht nenin 3.1 të Kodit të Etikës në të cilën e kam bazu ankesën dhe poashtu edhe nenin 4 dhe 5 të Kodit.

Çdo gjë nisi pas futjes së Atilla Kardesh,ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit i cili akuzohet për dhunë fizike në familjë. Edhe pse Drenusha ishte me urdhër mbrojtje ndaj ish-burrit, BBVA e futi në shtëpi si një banor duke thyer edhe ligjin i cili e ndalon të qëndrojë në një ambient me ish-partneren./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: