
Pasi mori me miliona shikime dhe u bë virale në rrjete sociale këngëtarja Selena Gomez ka fshirë postimin e saj ku e përlotur fliste në lidhje me dëbimin masiv të emigrantëve pa dokumenta nga Donald Trump.
Sipas burimeve të afërt me këngëtaren shkruan Dailymail, arsyet pse Gomez fshiu videon janë: ajo ishte e shqetësuar se po tregonte dobësi dhe kishte frikë se mund të krijonte armiqësi me fansat republikanë të markës së saj të bukurisë.
Videoja e saj shkaktoi një reagim të ashpër nga republikanët dhe mbështetësit e MAGA-s, duke përfshirë kandidatin për Senatin e SHBA, Sam Parker, i cili bëri thirrje që këngëtarja e 'Bad Liar' të deportohej në vazhdën e zbatimit të urdhërave të nënshkruan nga Donald Trump.
Gjithashtu burimet kanë shtuar për median britanike se Gomez e cila është fejuar me Benny Blaco e fshiu me shpejtësi postimin dhe është zotëruar se do të qëndrojë jashtë poltikës.
“Ajo e kupton se nuk mund të përballet me një komb të mbështetur nga republikanët – shumë prej të cilëve janë klientë besnikë të markës së saj Rare Beauty”, thanë ata.
"Ajo do të qëndrojë jashtë politikës." janë shprehur burimet për Mail.
“Selena mendoi se po tregohej autentike dhe e dobishme me videon e saj, por në retrospektivë, ajo e kupton se mund të kishte qenë më e fuqishme pa lotët”, vazhduan ata.
“Lotët tregonin dobësi dhe kjo nuk ishte ajo që ajo synonte.'
“Ajo është shumë e pasionuar dhe pasi pa kritikët që i bënin thirrje për të ndihmuar duke dhuruar disa nga milionat e saj për të pasuruar jetën e emigrantëve në vendet e tyre, ajo kuptoi se nuk mund të fitonte kurrë.'
“Të gjithë njerëzit e mi po sulmohen, fëmijët. nuk e kuptoj. Më vjen shumë keq, do të doja të bëja diçka, por nuk mundem. Nuk di çfarë të bëj. Do të provoj gjithçka, të premtoj.' shprehej këngëtarja në videon të cilën e fshiu menjëherë./Versus.al
Videoja që Selena Gomez e fshiu:
View this post on Instagram








