MAGAZINË /

PSG “ndez” Parisin – Tifozët dynden për fanellën e re me dy yje, radha kilometrike

Radhë të gjata, atmosferë festive dhe emocion i jashtëzakonshëm jashtë dyqanit zyrtar – fanella me dy yje kthehet në simbol dëshire dhe spektakli për mbështetësit e kampionëve francezë.

Shkruar nga Versus

PSG “ndez” Parisin – Tifozët dynden për

Entuziazmi për Paris Saint-Germain ka shpërthyer në një tjetër nivel gati “showbiz”, pas prezantimit të fanellës më të re që ka ndezur rrjetin dhe rrugët e Parisit si një premierë filmi.

Që në orët e para të mëngjesit, qindra tifozë janë dyndur pranë dyqanit zyrtar të klubit, duke krijuar një atmosferë që i ngjante më shumë një eventi mode sesa një shitjeje sportive. 

Sipas mediave franceze, mbi 1,000 persona kanë kaluar gjatë ditës pranë dyqanit, ndërsa shumë prej tyre kishin kaluar natën aty vetëm për të qenë të parët që sigurojnë fanellën e re të kampionëve francezë.

Fanella e re, me dy yje mbi stemë, është kthyer në “objekt dëshire” për tifozët, duke u trajtuar jo thjesht si një uniformë sportive, por si një simbol statusi dhe emocioni për një klub që prej vitesh jeton mes lavdisë dhe spektaklit.

Jashtë dyqanit, atmosfera ishte e ndezur si në një festival: këngë, flamuj, selfie pa fund dhe momente euforie që shpërthyen në rrjete sociale brenda pak minutash. Pamjet janë bërë virale, duke e kthyer lançimin e fanellës në një trend global.

PSG edhe një herë tregon se nuk është vetëm futboll është spektakël, është kulturë, është show që ndez botën e tifozëve në çdo detaj të tij.

Poll