
Kim Kardashian është ‘lënduar’ nga zgjedhja e saj për të postuar në historinë e saj në Instagram një foto të Melania Trump nga inagurimi i bashkëshortit të saj, Donald Trump. Personazhi televiz postoi pa koment një foto të Melani Trump duke dalë nga limuzinë për të hyrë në Kapitol.
Por sipas kompanisë Socially Powrerful, e cila analizon të dhënat në lidhje e influencuesëve, fotografia e Melani Trump i ka kushtuar Kim Kardashian 150.000 ndjekës në Instagram dhe 9550 në X.
Ajo për të cilën ndjekësit në rrjete sociale e akuzojnë Kardashian është se ajo po 'pulitet' pasi gjatë fushatës zgjedhore nuk shprehu mbështetjen e saj as për Donald Trump dhe as për Kamala Harris.
“Të paktën tani e shohim saktësisht se kush jeni”, “djema unfolloë, mos shikoni emisionet e tyre dhe mos blini produktet e tyre. Goditi aty u dhemb”, “keni ngarkuar një foto të Melanias dhe jo të Martin Luther King-ut (p.s. inaugurimi ishte në ditën e Martin Luther King në SHBA)” ishin disa nga komentet për Kim Kardashian.
Në vitin 2016, Kardashian i tha revistës GQ se ajo ishte një demokrate dhe se mbështeste kandidaten e atëhershme presidenciale Hillary Clinton.
Në vitin 2018, gjatë mandatit të parë të Trump, Kardashian punoi me presidentin për zbutjen e dënimit të Alice Johnson, e cila ishte dënuar me burgim të përjetshëm plus 25 vjet në vitin 1997 për rolin e saj në një rrjet të shpërndarjes së kokainës.
Në prill, Kardashian u takua me zëvendëspresidenten Kamala Harris për të diskutuar reformën e drejtësisë penale pasi Presidenti Joe Biden dha falje për 11 persona dhe ua zbuti dënimet pesë të tjerëve që ishin dënuar për vepra të ndryshe penale./Versus.al







