MAGAZINË /

Reagimi i Eliona Pitarkës pas akuzave të pediatrit të vajzave të saj mbi dietat e fëmijëve: Jam e shokuar!

Ajo sqaron se postimet e saj ishin vetëm informacion i përgjithshëm për ndihmën e prindërve që nuk përballojnë dot klinikat private.

Shkruar nga Versus
Reagimi i Eliona Pitarkës pas akuzave të pediatrit të vajzave
Eliona Pitarka/ Mjeku pediatër Edi Tushe

Aktorja e njohur Eliona Pitarka ka reaguar ashpër ndaj pediatrit Dr. Edi Tushe, i cili e akuzoi publikisht se po përdor emrin e tij pa autorizim për të promovuar dieta fëmijësh në rrjetet sociale. Përmes një serie InstaStory të gjata dhe emocionale, Pitarka shprehet e tronditur nga dezinformimi publik, duke theksuar se klinika e mjekut ndjek shëndetin e vajzave të saj prej vitesh dhe marrëdhënia profesionale mes tyre është e shkëlqyer.

Ajo sqaron se postimet e saj ishin vetëm informacion i përgjithshëm për ndihmën e prindërve që nuk përballojnë dot klinikat private:

“Asnjëherë nuk kam publikuar regjimin ushqimor të fëmijëve të mi, as nuk e kam lidhur emrin e Dr. Edit me produkte apo përfitime. Në komunikime private, ai më ka mbështetur të ndaj këshilla të përgjithshme për nënat”.

Pitarka mohon çdo promovim personal, duke u betuar se synimi ishte vetëm ndërgjegjësimi dhe jo shkelja etike.

Debati ka shpërthyer pas deklaratës së mjekut Tushe, i cili paralajmëroi për rreziqet e dezinformimit dhe refuzoi autorizimin e përdorimit të emrit të tij.

Aktorja premton të vazhdojë si gjithmonë e ndershme dhe në anën e prindërve, pa dëmtuar figurën e profesionistëve.

Reagimi i Eliona Pitarkës pas akuzave të pediatrit të vajzave

Reagimi i Eliona Pitarkës pas akuzave të pediatrit të vajzave

 

 

Poll