MAGAZINË /

Reagon Luiz Ejlli pas tre ditëve në Big Brother VIP: Jam vërtet i lumtur...

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare, ai falenderon fansat dhe shpreh mirënjohjen për mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve.

Shkruar nga Versus

Reagon Luiz Ejlli pas tre ditëve në Big Brother VIP: Jam vërtet i

Pas tre ditësh të kaluara në shtëpinë e Big Brother VIP, fituesi i edicionit të dytë, Luiz Ejlli, ka reaguar në rrjetet sociale për përvojën e tij të shkurtër në formatin e famshëm.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare, ai falenderon fansat dhe shpreh mirënjohjen për mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve.

“Faleminderit nga zemra për gjithë mbështetjen dhe pozitivitetin që më dhuruat gjatë atyre 3 ditëve në Big Brother. Çdo mesazh, çdo koment, çdo fjalë e mirë ka pasur vlerë të madhe për mua,” shkruan Luiz Ejlli.

Ai thekson gjithashtu se ishte i lumtur që arriti të dhurojë momente humori dhe buzëqeshje për publikun, duke përmendur se kjo është ajo që ka më shumë rëndësi në fund të ditës.

Postimi i plotë:

Faleminderit nga zemra për gjithë mbështetjen dhe pozitivitetin që më dhuruat gjatë atyre 3 ditëve në Big Brother 

Çdo mesazh, çdo koment, çdo fjalë e mirë ka pasur vlerë të madhe për mua.

Jam vërtet i lumtur që arrita t’ju dhuroj sadopak momente humori, buzëqeshje dhe kënaqësie. Në fund të ditës, kjo është ajo që ka më shumë rëndësi 
Mirënjohës për secilin prej jush.

Tags:

luiz ejlli

Poll