MAGAZINË /

Reperi shqiptar do hynte në Big Brother Vip vetëm nëse do plotësohej një kusht i padëgjuar më parë

Shkruar nga Versus
Reperi shqiptar do hynte në Big Brother Vip vetëm nëse do
Don Phenom

I ftuar në emisionin “Pardon My French”, artisti i njohur Don Phenom ka rrëfyer detaje interesante nga jeta dhe karriera e tij, si edhe nga projektet që pritet të realizojë së shpejti.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte deklarata e tij për Big Brother VIP.

Kur u pyet nga moderatori Niko Komani nëse do të pranonte të bëhej pjesë e këtij spektakli, reperi u përgjigj me humor:

“Në Big Brother mund të futem vetëm nëse është formati që të burgosin. A e dini që është një format i Big Brother-it në botë që të burgosin? Vetëm ashtu mund të futem.”

Sipas Don Phenom, formati aktual kërkon “talent nervash”, dhe ai nuk është i sigurt nëse do të mund ta përballonte presionin dhe tensionin që krijohet brenda shtëpisë:

“Sepse është talent nervash, nuk e di a kam edhe aq talent të duroj. Nuk do toleroj se do më vijë në majë të hundës. Aty është kush mund të jetë më i zoti që të mos shpërthejë. Unë debatet i kisha përballuar, por ofendimet jo. Janë disa pika shumë delikate ku mund të futet familja në rol, dhe a e dini çfarë? Më mirë po rri kështu. Po bëj tifozin nga larg.”

Megjithatë, artisti nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë për të marrë pjesë nëse formati do të ndryshonte:

“Formati është i bukur dhe në qoftë se do të ishte ai formati i burgut brenda, do të ishte perfekt për mua. Atëherë unë do të kisha ditur si të merresha, përndryshe jo. Kështu që, drejtora, ju lutem futeni burgun brenda, vendoseni opsionin e tillë dhe Doni futet direkt. Atëherë ne e shohim se sa nerva kanë…”

Poll